Më të rejat
Duke u ngarkuar...
Saturday, February 22, 2014

Donis Avdijaj me Liverpool ..!!??

Sulmuesi i ri shqiptar i Schalke 04, Donis Avdijaj vetëm një ditë pasi që është lajmëruar se do të firmosë kontratë me ekipin gjerman, është bërë cak i klubit të njohur anglez, Liverpool. Megjithë klauzolën e lartë për lirimin e Avdijajt, e cila kap shumën e 40 milionë eurove, Liverpooli ka shprehur interesim për të transferuar atë në Anfield Road. Lajmi bëhet i ditur nga “Daily Mail.
Avdijaj është cilësuar si “Ozil i ri” nga mediumet gjermane, edhe pse deri më tashti nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje të vetme në ekipin e parë të Schalkes. Sulmuesi me origjinë nga Istogu, por i lindur në Gjermani, deri më tashti ka luajtur për kategoritë e reja të Schalkes dhe për kombëtaren gjermane U-17, ku është dalluar me numrin e madh të golave të shënuar. “Bild” ka raportuar se kontrata e tij me Schalken është e rëndë afro 50 milion euro, që e bën kosovarin më të shtrenjtë se ylli i klubit, Julian Draxler.

0 comments:

Post a Comment

Copyright © 2014 Albaos All Right Reserved - Shared by WpCoderX